Ministri gjerman Schauble: Papërgjegjshmëri të mos ndihmojmë Greqinë

455
Ministri gjerman i Financave, Wolfgang Schäuble theksoi sot se do të ishte papërgjegjshmëri që deputetët gjermanë të hidhnin poshtë planin e ndihmës për Greqinë duke mbështetur para Bundestagut këtë program të tretë ndihme që synon të nxjerrë Athinën nga kriza.
“Duke pasur parasysh faktin që Parlamenti grek ka miratuar tashmë një pjesë të madhe të masave, do të ishte papërgjegjshmëri për të mos përdorur këtë mundësi për një nisje të re në Greqi”, theksoi ministri, konsideruar si mbështetës i një linje të ashpër përballë Athinës.
Deputetët gjermanë do të duhet në pjesën më të madhe të ndjekin mendimin e qeverisë, ashtu siç kanë bërë në çdo votim për Greqinë, pavarësisht një rritjeje të votave kundër në partinë konservatore CDU të kancelares, Angela Merkel.
Ministri gjerman konfirmoi se besonte në faktin që Fondi Monetar Ndërkombëtar do të bëhej pjesë e këtij plani në mujin tetor, nëse përmbushen kushtet.
”Institucioni ndërkombëtar, që kishte marrë pjesë në dy programet e para të ndihmës për Greqinë, kërkon një lehtësim domethënës të peshës së borxhit grek. Gjermania është kundër çdo fshirjeje të pastër dhe të thjeshtë të një pjese të borxheve, por është e gatshme të luajë me normat e interesit dhe maturinë e kredive, që megjithatë lënë një marzh manovrimi të limituar”, theksoi Wolfgang Schäuble. ”Një përfshirje FMN-së, edhe financiarisht, është e domosdoshme”, shtoi ai.
Sigal