Ministri francez i Mbrojtjes: Anëtarët e koalicionit kundër ISIS, takim në Paris

69
Anëtarët e koalicionit kundër Shtetit Islamik, i udhëhequr nga SHBA do të takohen në Paris javën e ardhshme , me qëllim forcimin e përpjekjeve kundër grupit terrorist. Lajmi është bërë i ditur nga ministri francez i Mbrojtjes Jean-Yves Le Drian gjatë një interviste për televizionin BFM.
Ne kemi goditur mbrëmë një qendër komunikacioni të shteteit Islamik në Mosul të Irakut, e cila ishte qendër e propagandës së tyre, dhe nga e hëna kemi kryer shtatë operacione. Pra fushata franceze vijon dhe me intensitet jo vetëm në Irak por edhe në Siri dhe mund të them se Shteti Islamik po tërhiqet.
Ministri tha se ai do të presë në Paris javen e ardhshme homologët e tij amerikanë, britanikë e gjermanë ku do të diskutojnë mënyrat për përmirësimin e taktikave dhe stragjive në luftën kunder ISIS. Lë Drian tha se ushtria irakiane dhe forcat Peshmerga kurde të mbështetura nga koalicioni do të ketë nevojë për të nisur betejën për marrjen e Mosulit, qyteti më i madh në Irak që ndodhet nën kontrollin e Shtetit Islamik.
Franca ishte vendi i parë që iu bashkua sulmeve ajrore të udhëhequra nga SHBA në Irak. Që pas sulmeve të Parisit, Franca ka intensifikuar bombardimet ndaj ekstremisteve në Siri dhe Irak, nderkohë sulmet e njëpasnjeshme në Turqi dhe ato në indonezi kanë rritur shqetesimin ndërkombëtar.