Ministrat takojnë Paquet: Projektet rajonale sipas samitit të Berlinit

419
Sigal

TIRANE – Fryma e bashkëpunimit e theksuar edhe në Konferencën e Berlinit të zhvilluar në 28 gusht 2014, u cilësia  e domosdoshme për të nxitur reformat në vendet e rajonit, duke u bërë shtysë në  integrimin e mëtejshëm të tij.  Kjo ishte tema e diskutimit në takimin e zhvilluar sot ndërmjet Ministres së Integrimit, Klajda Gjosha, Ministrit të Transportit Edmond Haxhinasto dhe Ministrit të Ekonomisë Arben Ahmetaj me  Drejtorin e Drejtorisë së Zgjerimit të Komisionit Evropian,  Jean Eric Paquet.

Gjatë takimit të dyja palët, nënvizuan si të rëndësishme forcimin e lidhjeve ekonomike rajonale dhe projektet e përbashkëta të vendeve të Ballkanit Perëndimor në 4 fushat konkrete në infrastrukturë,  energji , burime njerëzore dhe  turizëm.

Gjithashtu u ritheksua se përqasja ndaj problemeve politike, socio-ekonomike në Ballkanin Perëndimor, kërkon gjetjen nga vendet e rajonit dhe ato të Bashkimit Evropian  të zgjidhjeve të përbashkëta.

Nga ana e tij, Paquet,  nënvizoi se është i nevojshëm një investim nga të dy palët: nga vendet e rajonit për të  gjetur konsensusin për të investuar në atë çfarë është e rëndësishme në zhvillimin e rajonit, dhe nga vendet anëtare të BE-së dhe vetë BE-ja për ti mbështetur ato financiarisht.

Po ashtu u theksua se përdorimi  sa më efektiv i mekanizmave konkretë  në lidhje me përzgjedhjen e projekteve, në nivel kombëtar dhe rajonal për të shfrytëzuar sa më mirë burimet financiare që mund të përthithen për realizimin e tyre.