Miniera e arit në Afrikë të Jugut: 955 punëtorë rrezikuan jetën

796
955 punëtorë nga një minierë ari në Afrikën e Jugut kanë dalë të sigurtë në sipërfaqe.
Ata ishin bllokuar nëntokë pasi një defekt elektrik goditi minierën të mërkurën mbrëma.
“Të gjithë janë jashtë”, tha James Wellsted, një zëdhënës i firmës operative Sibanye-Stillwater. Ai tha se kishte raste të dehidrimit dhe presionit të lartë të gjakut, por asgjë serioze.
Afrika e Jugut është një nga prodhuesit kryesor të arit, por siguria në industri është vënë shpesh në pikëpyetje.
Miniera e Beatrix është në qytetin Welkom, rreth 290 km (180 milje) në jug-perëndim të Johanesburgut. Është pronë e firmës minerare Sibanye-Stillwater.
Ajo ka 23 nivele, duke shkuar deri në 1.000 metra (3.280 ft) nën tokë.
Aksidenti mendohet të ketë ndodhur kur një stuhi ra mbi një shtyllë të rrymës afër vendndodhjes, duke shkaktuar një prerje të madhe të energjisë.
Por të premten në mëngjes energjia elektrike më në fund u rikthye, duke bërë të mundur lirimin e punëtorëve.
“Ishte stresuese, nuk kishte ventilim të mjaftueshëm,” tha minatorja Mike Khonto. “Fatmirësisht menaxhmenti ynë arriti të na dërgonte ushqim dhe ujë.”
Ata janë duke marrë ushqim dhe dush pas lirimit të tyre, para se të bëjnë kontrollet mjekësore shëndetësore.
Sigal