Militantët e Shtetit Islamik thonë se kanë rrëmbyer 400 persona në Siri

496
Militantët e Shtetit Islamik në Siri thonë se kanë rrëmbyer 400 persona gjatë një sulmi me armë në qytetin lindor të Deir al Zour.
Observatori sirian për të Drejtat e Njeriut tha se ata janë marrë nga pjesa veri perëndimore e qytetit.
Vetë observatori sirian për të drejtat e njeriut me seli në Londër nuk mund të verifikojë shkruan BBC
Të paktën 135 persona janë vrarë gjatë një sulmi në Deir al Zour, raportoi më parë Observatori sirian.
Të paktën 85 prej tyre ishin civilë dhe 50 ishin luftëtarë pro qeverisë. Media shtetërore siriane foli për një shifër prej 300 civilësh të vrarë.
IS ka ndërmarrë një sulm me bomba menjëherë pas një përleshje me armë në këtë zonë. Shteti Islamik, ka kontrollin ndaj pjesës më të madhe të provincës Deir al-Zor dhe kryeqytetit të saj me po këtë emër.
Sigal