Militantët e ISIS sulmojnë tre turistë në një resort në Egjipt

175
Dy militantë të Shtetit Islamik sulmuan tre turistë në një resort në Egjipt, duke i lënë të plagosur.
Ngjarja e rëndë ndodhi në qytetin Hurghada, pasi ekstremistët u futën në godinën e resortit “Red Sea” të armatosur me thikë, një armë dhe një jelek kamikaze të mbushur me lënde eksplozive.
Fillimisht ata tentuan që të marrin peng turistët, por më pas nisën të sulmojnë me thikë.
Gjatë sulmit, ata ngritën edhe flamurin e Shtetit Islamik.
Fatmirësisht, autoritetet mundën që të reagonin shpejt përpara se situata të përshkallëzohej. Si pasojë e ndërhyrjes së policisë, dy ekstremistët e ISIS mbetën të vrarë.
Megjithatë, situate vijon të mbetet e tensionuar, pasi skuadrat anti-terroriste dyshojnë se mudn të ketë sulme të tjera.
Në Kairo dhe Hurghada shumica e rrugëve janë bllokuar ndërkohë që vihet re një prezencë e rritur e forcave të sigurisë. Aktiviteti terrorist është rritur së tepërmi në Egjipt gjatë kohëve të fundit, gjë që ka frikësuar miliona turistë që vizitojnë vendin çdo vit.
Në muajin janar ekstremistët e Shtetit Islamik deklaruan se ishin ata përgjegjësit e rrëzimit të avionit rus në gadishullin e Sinait, ku humbën jetën 224 njerëz.