Militantët e ISIS dëbohen nga zonat siriane rreth kufirit turk

416
Turqia do të vazhdojë përpjekjet e saj për të dëbuar militantët e Shtetit Islamik nga zonat siriane rreth kufirit ndërmjet dy vendeve. Lajmi është bërë i ditur nga kryemisnitri i Turqisë Ahmet davutoglu.
“Ne jemi në kontakt të ngushtë me aleatët tanë. Si anëtare e koalicionit, Turqia do të vazhdojë përpjekjet e saj për të hequr ektremistët e shtetit islamik, të njohur ndryshe edhe si Daesh nga kufijtë tanë. Ne shpresojmë të mos përjetojmë kurrë një incident të tillë sërish dhe gjithashtu shpesojmë që askush nuk do të ndërmarrë hapa të tillë provokativë, tha davutoglu duke shtuar se turqia nuk do të ndryshojë asgjë në strategjinë e saj për të mbrojtur kufijtë e saj tokësorë dhe ajrorë”.
Kryemisnitri përsëriti sërish thirrjen ndaj rusisë për të hapur kanalet e komunikimit ushtarak mes dy vendeve për të parandaluar incidente të ngjashme si ai I rrëzimit të avionit rus pranë kufirit sirian javën e shkuar.
“Ne i bëjmë thirrje Rusisë edhe një here të hapë kanalet e komunikimit ushtarak për të penguar incidente të ngjashme. Le të hapim kanalet diplomatike për të përmirësuar marrëdhëniet tona“tha ai.
Marrëdhëniet mes Turqisë dhe Rusisë ndodhen në pikën më kritike që passi turqia qëlloi një avion rus me argumentin se ksihte shkelur hapësirën e saj ajrore, pretendim të cilin rusia e ka hedhur poshtë.
Sigal