Miliarderi turk ka dhënë 200 mijë paund për të qenë pranë Princit Charles

530
Miliarderi turk, Cem Uzan, ka paguar 200 000 paund vetëm që ai dhe bashkëshortja e tij të qëndronin pranë Princit Charles, në darkën e qershorit të vitit 2000, në inaugurimin e Fondacionit të ngritur nga vetë Princi për promovimin e arkitekturës dhe dizajnit.
Menjëherë pas darkës, fotot e miliarderit me Princ Charles u publikuan në të gjitha mediat e huaja.

Sipas Tom Bower, autor i “Princi Rebel’, mënyra më e lehtë për të hyrë në kontakt me princin ishte ti shërbeje atij dhe të financoje për të.
Cem Uzan është një biznesmen turk i përfshirë në industrinë e medias dhe atë bankare.
Megjithatë, në dhjetor të vitit 2002, një gjykatë në Britaninë e Madhe e dënoi me 15 muaj burg për shpërfillje të gjykatës, pasi ai nuk u paraqit për të dëshmuar në një rast mashtrimi prej 4.3 miliardë dollarësh kundër Motorola.
Shtatë vjet më vonë Motorola dhe Nokia fituan gjyqit ndaj Uzanit, i cili përsëri refuzoi të paraqitej në gjykatë dhe gjykatësi urdhëroi një urdhër arresti për të nëse ai hynte në SHBA.
Ai pastaj u arratis në Francë ku fitoi azil politik, dhënë nga qeveria franceze.
Uzani u padit më vonë për trafikim në Turqi. Në vitin 2010, pas fluturimit të tij drejt Francës, Uzan u dënua në mungesë në Turqi me 23 vite burg.
Sipas asaj që thuhet nga autori i librit Princi Charles ka pranuar donacione në këmbim të qasjes.


Sigal