Milarderi Goldfinger, media britanike: U vra, por nga kush, mafia shqiptare?

446
Mediat britanike kanë rikthyer në vëmendje vdekjen e miliarderit britanik John Palmer i njohur me nofkën Goldfinger trupi i pajetë i të cilit u gjet në Angli më 24 qershor nga familjaret e tij. Vdekja e tij fillimisht u raportua si natyrale, dhe prerjen që ai kishte në gjoks e lidhën me operacionin që ai kishte kryer së fundmi në zemër, por ekzaminimet nxorën se kishte shenja të djegies dhe depërtimit nga plumbi, i cili mesa duket është hequr më pas.
Ndërsa shkaku i vdekjes është zbuluar 1 javë më pas, për policinë britanike mbetet mister se cilët kanë qenë ekzekutorët e tij.
Sipas mediave britanik në qendër të hetimeve është edhe mafia shqiptare, por nuk përjashton edhe pistat e tjera si rivalët në biznes, apo edhe persona që kanë humbur paratë e tyre në mashtrimet e tij për shtëpitë në Tenerifa, ku u shiti 17.000 britanikëve vetëm 13 banesa.
John Palmer në vitet 1980-1990 thuhej se kishte edhe një pasuri më të madhe edhe se Mbretëresha e Britanisë.
Në një operacion të policisë e cila synonte të gjente në banesën e tij 3 mln paund, u gjetën 7000 shufra ari me vlerë 28 mln paund.
Ai është dënuar me burg vetëm në vitin 2001 për mashtrimin me banesat në Tenerife të Spanjës. 
Sigal