Mijëra vetë i kërkojnë Michelle Obama, të garojë për Presidente në 2020

436
Sigal

Pas zhgënjimit për humbjen e Hillary Clinton,mbështetësit e demokratëve i kanë kthyer sytë nga zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Michelle Obama.

Në rrjetet sociale, ata i kërkojnë asaj të kandidojë për presidente të SHBA-së në zgjedhjet e vitit 2020.

Pas fitores së Trump, mijëra vetë i janë bashkuar hashtagut ‘Mishelle for president 2020’ duke shprehur konsiderata e larta për zonjën e parë.

Nuk dihet se çfarë planesh ka Michelle Obama për katër vitet e ardhshme, por ajo është e njohur për disa iniciativa të saj për edukimin e vajzave dhe mund të vazhdojë këtë iniciativë edhe pas largimit nga Shtëpia e Bardhë.