Mijëra rumunë në protestë, mbyllin brenda qeverinë socialiste

60
Më shumë se 250,000 rumunë janë përfshirë në një protestë disaditore kundër një dekreti qeveritar që synon dekriminalizimin e disa veprave penale që lidhen me korrupsionin. Ky vendim shihet nga qytetarët si tërheqje e madhe nga reformat që kur vendi u bashkua me BE në vitin 2007.
Dekreti u miratua nga qeveria e re Social Demokrate e kryeministrit Sorin Grindeanu.
Protesta është mbajtur vec Bukureshtit edhe në 55 qytete të tjera ku besohet se u përfshinë nga 100,000 të 150,000 pjesëmarrës.
Disa qindra protestues u përleshën me policinë duke hedhur fishekzjarre dhe gurë ndaj tyre.
Protestuesit mbanin në duar parulla “Shfuqizojeni ose largohuni”, “Hajdutë, hajdutë.”Mijëra rumunë në protestë, mbyllin brenda qeverinë socialiste.
Më shumë se 250,000 rumunë janë përfshirë në një protestë disaditore kundër një dekreti qeveritar që synon dekriminalizimin e disa veprave penale që lidhen me korrupsionin. Ky vendim shihet nga qytetarët si tërheqje e madhe nga reformat që kur vendi u bashkua me BE në vitin 2007.
Dekreti u miratua nga qeveria e re Social Demokrate e kryeministrit Sorin Grindeanu.
Protesta është mbajtur vec Bukureshtit edhe në 55 qytete të tjera ku besohet se u përfshinë nga 100,000 të 150,000 pjesëmarrës.
Disa qindra protestues u përleshën me policinë duke hedhur fishekzjarre dhe gurë ndaj tyre.
Protestuesit mbanin në duar parulla “Shfuqizojeni ose largohuni”, “Hajdutë, hajdutë.”
Dekreti i qeverisë mbyll gjyqin ndaj liderit të partisë Social Demokrate Liviu Dragnea, i akuzuar për përdorimin e ndikimit të tij politik për të siguruar pagat shtetërore për dy njerëz që punuan në selinë e partisë së tij mes të 2006 dhe 2013.
Dhjetra figurave të tjera politike nga të gjitha palët do të përfitojnë nga dekreti.
Dy partitë opozitare, Liberalët e qendrës dhe Save Romania paraqitën një mocion mosbesimi të mërkurën kundër qeverisë.
Ndërsa parlamenti u hap për seancën e parë të rregullt të këtij viti, deputetët e opozitës mbanin parulla ku lexohej “turp” dhe “hajdutë”.
Social Demokratët e Rumanisë fitoi përsëri pushtetin në zgjedhjet e dhjetorit 2016, një vit pasi protestuesit i përzunë nga qeverisja pas protestave të fuqishme që u nxitën fillimisht nga një zjarr vdekjeprurës në një klub nate për të cilin u bë shkak korrupsioni dhe pandëshkueshmëria.
Gjashtë vendet perëndimore, duke përfshirë Gjermaninë dhe Shtetet e Bashkuara lëshuan një deklaratë të përbashkët duke paralajmëruar se lëvizja e qeverisë do të dëmtojë reputacionin ndërkombëtar të Rumanisë dhe pozitën në BE dhe NATO.
Dekreti do të zbatohet për hetimet dhe gjykimet në vazhdim, si dhe për rastet të reja. Neglizhenca ndaj një krimi nuk do të jetë një vepër penale, si dhe përcaktimi i konfliktit të interesit do të ngushtohet.