Mijëra njerëz protestojnë për Spanjën e Bashkuar

92
Me mijëra njerëz kanë zbritur serish në rrugë në Barcelone këtë herë në mbrojtje të unitetit të Spanjës. Manifestimi u thërrit në orën dymbedhjetë nga shoqëria civile. Atij i janë bashkuar gjithë formacionet që kundërshtojnë pavarësinë e njëanshme.
Ndërkaq qeveria spanjolle tha se lideri katalan ka të drejtë të marrë pjesë në zgjedhjet e reja të cilat më herët u urdhëruan nga Madridi dhe pritet të mbahen në dhjetor.
Në pritje të zgjedhjeve të jashtëzakonshme, qeveria spanjolle mori kontrollin e parlamentit dhe institucioneve kryesore ne Katalonjë, duke shkarkuar mbi 150 funksionarë të larte rajonal.
Në vend të Carles Puigdemont, kryeministri Rahoi emëroi zv/kryeministren, Soraja Saenz de Santamaria.
Presidenti katalanas Puigdemont e dënoi pezullimin e autonomisë së Katalonjës dhe tha se do të punojë për të ndërtuar një vend të lirë.
Një ditë më parë, mediat spanjolle raportuan se nga Madridi ka lëvizje për arrestimin e Puigdemont, i cili nuk e njeh vendimin e qeverisë qendrore për shkarkimin e tij.
Ai rrezikon 30 vite burg nën akuzën e rebelimit.