Mijëra myslimanë po bëhen të krishterë për të fituar azil

466
Emigrantët myslimanë në Gjermani po konvertohen në të krishterë, duke shpresuar se kjo do rrisë më shumë shanset e tyre për të marrë azil. Sipas Daily Mail, vetëm në një kishë në Berlin janë konvertuar qindra myslimanë, kryesisht afganë dhe iranianë. Ky konvertim u jep mundësi atyre që të pretendojnë se mund të persekutohen për shkak të besimit në rast se kthehen në shtëpi. Gjermania pret rreth 800 mijë emigrantë këtë vit, një rritje me 300 përqind.
Sigal