Mijëra lakuriqë të ngordhur para shtëpisë, gruaja rrëfen tmerrin

577
Sigal

Nëna e dy fëmijëve është shokuar nga prania e mijërave lakuriqëve të ngordhur para shtëpisë së saj. Philippa Scroor, banuese në qytetin Edmond të Australisë,  u detyrua të braktiste shtëpinë e saj menjëherë pas ngjarjes.

Daily Mail shkruan se ajo është një nga dhjetëra banorët e larguar nga shtëpia në këtë zonë.

Gruaja, për Cairns Post tha se mendon se të paktën 5500 lakuriqë kanë rënë në pronën e saj gjatë javës së kaluar.

“Ishte një skenë horrori dhe akoma ka trupa të kalbur kudo”, u shpreh ajo e tmerruar. Pas ngjarjes së pazakontë, ajo dhe fëmijët e saj kanë qëndruar në një hotel për pesë netët e fundit.

Mendohet se vala e lakuriqëve të ngordhur në këtë zonë i detyrohet rritjes së temperaturave dhe thatësirës që ka prekur Australinë.

foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri