Mijëra emigrantë të bllokuar në kufirin Greqi-Maqedoni

614
Mijëra klandestinë kanë mbetur të bllokuar në afërsi të kufirit që ndan Greqinë me Maqedoninë, disa ditë pasi u nisën në këmbë përgjatë autostradës së madhe greke drejt veriut të Maqedonisë. Të paktën 80 autobusë me emigrantë, pjesa më e madhe gra dhe fëmijë, të ikur nga lufta e Sirisë, janë parkuar në një pikë karburanti në afërsi të Polikastros, në jug të kufirit greko-maqedonas. Sic shihet qartë, emigratët jetojnë në keto kushte, kryejnë nevojat e tyre ku të munden , flenë ku të munden dhe temperaturat e acarta i përballojnë duke u ngrohur në zjarr.
Ata ankohen për ritmin e ngadaltë të kalimit të kufirit, ankohen se nuk kanë ushqim dhe vend strehimi.
Siç e shihni nuk kemi vend për të fjetur. Shumica flenë në autobus, dhe ju e shikoni që fryn erë, bën ftohtë dhe bie edhe shi . Por ne kemi nevojat tona, të bëjmë dush, keni nevojë për para, eshte një situatë e vështirë,” thotë Abdula, refugjat nga iIaku.
“Nuk kemi ushqim të mjaftueshëm, në tre ditë vetëm një herë na kanë dhënë ushqim, pjesën tjetër e kemi përballuar vetë. Kemi frikë se I harxhojmë edhe ato pak para që na kanë mbetur dhe me pas situata bëhet edhe më e rëndë,“thotë Bezan nga Afghanistani.
Maqedonia po lejon kalimin e emigrantëve në grupe të vogla dhe vetëm me autobus dhe trena drejt Serbisë, duke përjashtuar shërbimin taksi me argumentin se taksistët kanë rritur shërbimet nga 100 eruo në 250 për emigratët.
Pas këtij vendimi të qeverisë, taksitë bllokuan linjën hekurudhore dhe disa rrugë, në shenjë proteste kundër qeverisë. Qeveria e Maqedonisë ka prezantuar masa të reja për të rritur sigurinë e kufirit me Greqinë dhe tani kërkohet që të gjithë refugjatët që hyjnë në vend t’i nënshtrohen një intervistë prej 30 minutash në kufi për të provuar kombësinë e tyre.
Sigal