Michelle Obama: Pse do të ndihmoj Trump

438
Sigal

Teksa Michelle Obama ishte një ndër
kritikët më të fortë të fushatës Trump, Zonja e Parë tha në një intervistë se
ajo është mbështetëse për liderin e ardhshëm të vendit.

“Fjalët që ne themi, të lëvizësh përpara-
ne të gjithë kemi rëndësi , dhe kjo është një ndër arsyet pse unë dhe Barack
jemi mbështetës të këtij tranzicioni, sepse nuk ka rëndësi përqasja jonë mbi çështjen,
është e rëndësishme për kombin që ne të suportojmë drejtuesin tonë,” tha ajo për
Oprah Winfrey në një intervistë që u transmetua të hënën në CBS.

“Ne do të jemi aty për presidentin e
ardhshëm dhe do bëjmë çfarë të jetë e mundur që të sigurohemi se ai është I
suksesshëm, sepse nëse ai del me sukses ashtu dalim dhe të gjithë ne,” shtoi
ajo.

Zonja e parë takoi Melania Trump në Shtëpinë
e Bardhë ditë pasi bashkëshorti I saj u zgjodh president dhe i ofroi asaj mbështetje
si gruaja e presidentit të sapo zgjedhur.

Michelle Obama: ‘Po provojmë se çfarë do
të thotë të mos kesh shpresë’

“Oferta ime për Melaninë ishte ‘Ti nuk e
ke idenë se çfarë nuk di deri në momentin që je  këtu’,’” Obama tha. “Dera është e hapur, siç I
kam thënë unë Melanisë dhe siç Laura Bush dhe zonja të tjera të para më instruktuan
mua.”

Obama shtoi se stafi I Bush e ka
ndihmuar atë përgjatë gjithë kohës së saj në Washington dhe se ajo do të bëjë të
njëjtën gjë për zonjën tjetër të ardhshme.

“Ne do bëjmë gjithçka që
ata të kenë sukses, kjo është një ndër gjërat që I theksova Melanisë,”
përfundon Michelle Obama.