Mianmar, shkarje dheu në në një minierë, deri tani 90 viktima

448
Një shkarje dheu në një minierë ka vrarë të paktën 90 persona në pjesën veriore të Mianmar, raportojnë dëshmitarët. Viktimat u zunë përfund kur një grumbull i madh mbeturinash të kompanive minerare u rrëzua, raportojnë mediat burmeze. Shumica e të vdekurve jetonin pranë vendgrumbullimit të mbeturinave, me shpresën që të kërkonin objekte për t’i shitur.

Ata grumbullonin më së shumti një lloj guri jeshil që e përdornin për të bërë bizhuteri. Në orët e para të së dielës u raportuan rreth 90 të vdekur, por dhjetra të tjerë ende nuk janë gjetur. Një operacion i madh shpëtimi nga Kryqi i Kuq, ushtria, policia dhe grupe të komunitetit lokal ndodhen në vendgjarje në përpjekje për të ndihmuar njerëzit.
Sigal