Mianmar, protesta kundër dënimit të gazetarëve të Reuters

472
Sigal

Studentë, aktivistë dhe gazetarë protesuan të dielën në rrugët e Mianmarit kundër dënimit me 7 vjet burgim të dy gazetarëve të Agjencisë së Lajmeve Reuters. Gazetarët Wa Lone dhe Kyaw Soe Oo u arrestuan dhjetorin e kaluar, nën akuzat për shkeljen e Aktit të Sekretit Zyrtar të vitit 1923, kur Myanmari quhej Birmani dhe ishte nën sundimin kolonial të Britanisë.

Dy javë më parë atyre ju dha dënimi me 7 vjet burg. Gazetarë brenda dhe jashtë Mianmarit e kanë dënuar vendimin e gjykatës, si shprehje e kufizimit të lirisë së shtypit në vend.

Një raport i Kombeve të Bashkuara i publikuar javën e kaluar e akuzon Mianmarin për shfrytëzimin e disa ligjeve shumëvjeçare për të mos i lejuar gazetarët të bëjnë punën e tyre, duke cituar arrestimin e dy gazetarëve të Rojtersit, si një shembull flagrant të frikësimit të gazetarëve nga sistemi gjyqësor.