Meta: Përpjekjet për ta njollosur luftën e UÇK-së, të padrejta

491
Kuvendi i Kosovës ende nuk ka asnjë dokument zyrtar në lidhje me themelimin e njëtribunali, i cili do të merrej me krimet e luftës. Kështu tha Kryetari i Kuvendit Jakup Krasniqi, sipas të cilit Kuvendi do të merret seriozisht me këtëçështje pasi t’iu shkojnë dokumentet zyrtare. Derisa, kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, e ka quajtur të pavend çdo përpjekje për të vënë në diskutim legjitimitetin e luftës së popullit të Kosovës dhe UÇK-së.
Sigal

Këto komente të dy kryetarët i bënë pas një takimi që kanë pasur, ku kanë diskutuar për thellimin e bashkëpunimit mes dy Kuvendeve. Kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi tha se ata si legjislativ ende nuk kanë asnjë dokument zyrtar rreth themelimit të Tribunalit. Ndërsa, kreu i Kuvendit të Shqipërisë,Ilir Meta rreth kësaj çështje tha se sa i takon luftës së popullit të Kosovës, dihet botërisht se populli i Kosovës nuk ka sulmuar askënd. Ai shprehu rëndësinë e shpërbërjes së strukturave paralele dhe normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, pasi kjo ndihmon në perspektiven evropiane të këtij rajoni. Meta i pyetur se a ka ndonjë këshillë për homologun e tij pas divorcimit me PDK-në, ai tha se Krasniqi nuk ka nevojë për këshillat e një ish tëdivorcuari.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës , Jakup Krasniqi ka pritur në takim, homologun e tij shqiptar Ilir Meta, me të cilin kanë biseduar për thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve tona. Krasniqi tha se me Metën bashkëbiseduan për bashkëpunimin e mirë që kanë pasur dy kuvendet, por që ka vend për të përmirësuar edhe më tej bashkëpunimin e tyre. Ndërsa, Ilir Meta tha se është këtu për të shprehur vullnetin e tij për të çuar përpara bashkëpunimin ndërmjet dy kuvendeve si një kusht për të çuar përpara marrëdhëniet mes dy shteteve. Krasniqi e Meta kanë komentuar edhe themelimin e një tribunali të supozuar për krimet e luftës.