Sigal

Një mësuese që kishte pasur marrëdhënie seksuale me një nxënës 16 vjeç në një tualet të aeroplanit dhe më vonë i tha atij se ajo ishte shtatzënë dhe do të kishte një abort.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Ellie Wilson, 29 vjeçe, nga Dursley, Gloucestershire, thuhet se ka kryer një akt seksual me djalin në ulëset e tyre dhe pastaj e ka çuar atë në tualet, ku ata kishin një akt tjetër seksual.

Ajo më vonë thuhet se i tha djalit se ajo ishte shtatzënë dhe do të kishte një abort, gjë e cila ishte e vështirë për ta kuptuar djaloshi.

Çifti pastaj kishin vazhduar takimet nëpër parqe – dhe ai i bleu lule asaj dhe një çokollatë me besimin se ata ishin në një marrëdhënie të duhur.

Dhe gjithçka dyshohet ishte zbuluar kur një mik xheloz i viktimës së supozuar u përpoq të shantazhojë Wilsonin për seks me të.

Por ajo nuk pranoi akuzat para eprorëve të saj të shkollës së mesme, emri i së cilës nuk është bërë i ditur për arsye ligjore.

Siç thuhet më tej, gjithashtu para gjykatës Wilson ka mohuar katër akuzat për veprimtari seksuale me një fëmijë.