Mësuesit në Uzbekistan, paguhen me pula

479
Mësuesit e shkollave në Uzbekistanit paguhen me pula dhe jo me të holla. Autoritetet në Nukus, në Republikën autonome të Karakalpakstan, kanë shpërndarë pula dhe disa zogj të sapo çelur, për shkak të mungesës së parave në bankat e vendit. Sipas mediave të huaja mësohet se një nga mësuesit që ka punuar në kushte të tilla e përshkruan këtë vendim të turpshëm. “Vitin e kaluar ne u paguam me patate, karrota dhe kunguj. Këtë vit ne na detyruan të marrim zogj të sapo çelur, në vend të pagave tona e kjo nuk është e gjitha. Nëse ne kemi nevojë për pula, atëherë në mund t’i blejmë ato në një treg me një normë më të lirë”.
Uzbekistani tash e një kohë të gjatë, ka qenë duke luftuar me krizën financiare për shkak të mungesës së parave për vite me radhë. Si pasojë e kësaj gjendjeje janë shkaktuar mungesa në rroga si dhe pagesa të pensioneve. Ndërkohë sipas raportimeve është bërë e ditur që qeveria e Uzbekistanit kontrollon mediat e vendit, banorët të cilët janë intervistuar për të treguar këto probleme, kanë mbetur anonim.
Sigal