“Meskin”, Trump reagon sërish pas shkrimit të New York Times: I padrejtë!

529
Sigal

Vendimi i New York Times për të botuar shkrimin anonim mbi “rezistencën brenda Shtëpisë së Bardhë” mund të quhet “tradhti”. Kështu deklaroi Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump në një intervistë me Fox.

Trump pohoi se editoriali është “shumë i padrejtë” sepse autori është anonim dhe kjo e bën të vështirë ta diskreditojë atë.

Kujtojmë se zyrtarë të lartë të administratës së Presidentit Trump kanë mohuar se mund të jenë autorë e këtij shkrimi.

Në artikullin në fjalë ku kritikohet stili i udhëheqjes së Trump si “meskin dhe joefektiv”. Sekretari i Shtetit, Mike Pompeo e quajti artikullin “për të ardhur keq” dhe tha se ai i shikon si jashtëzakonisht shqetësuese “përpjekjet e medias për të minuar administratën”.