Mesazhi i Sirisë për Rusinë, 2 predha ambasadës në mitingun pro sulmeve

420
Dy predha kanë goditur sot ambasadën ruse në Damask të Sirisë. Sulmi me predha ka shkaktuar panik në njerëz të shumtë të cilët ishin mbledhur për të shprehur mirënjohjen e Rusisë për ndërhyrjen ajrore në Siri.
Sipas agjencisë së lajmeve “Alarabiya” sulmi ndodhi në momentin kur po fillonte mitingu mbështetës ndaj forcave ruse të cilat gjatë kohëve të fundit i kanë dhënë mbështetjen e duhur autoriteteve në vend.
Autoritetet ligjzbatuese theksojnë se deri më tani nuk ka pasur viktima por vetëm dëme të mëdha materiale.
Mediat vendase raportojnë se predha e parë kishte goditur kompleksin e ambasadës në Damask, ndërsa e dytë goditi sërish kompleksion. 
Sigal