Mesazhi i Papës për Krishtlindje: Duhet drejtësi, mjaft më me indiferentizëm

436
Papa Françesku ka mbajtur meshën tradicionale me rastin e Krishtlindjes në bazilikën e Shën Pjetrit në Vatikan, në sheshin e të cilit ishin mbledhur mbi 10 mijë besimtarë.
Ati i Shenjtë iu drejtua mbi 1.2 miliardë besimtarëve të krishterë në botë që të mos jenë të dehur nga pasuria në këtë ditë të shenjtë.
Para mijëra besimtarëve ai bëri thirrje për një botë më të matur, më të pasur në shpirt dhe larg konsumizmit dhe hedonizmit, pasurisë dhe shpenzimeve të tepruara.
Papa Françesku: “Në një shoqëri kaq shumë të dehur nga konsumerizmi dhe hedonizmi, ekstravaganca, pamja dhe narcizimi, kjo ditë na thërret për të vepruar me urtësi, thjeshtësi, në mënyrtë të balancuar dhe të qëndrueshme.
Mes një kulture indiference që shpesh është e pamëshirshme, stili ynë i jetës duhet të jetë i devotshëm, i mbushur me ndjeshmëri, dhembshuri dhe mëshirë. Në një botë e cila shumë shpesh është e pamëshirshme ndaj mëkatit por edhe tolerante ndaj tij, ne duhet të kultivojmë një ndjejë të fortë të drejtësisë, për të dalluar dhe për të bërë vullnetin e Perëndisë”.
Ditën e sotme kreu i Kishës Katolike do të japë mesazhin e tij tradicional të Krishtlindjeve nga ballkoni qëndror i bazilikës në sheshin “Shën Pjetri”.
Gjatë meshës, Papa tha se Krishtlindja është dita ideale për të njohur veten tonë, për të zbuluar se kush jemi.
Sigal