Mesazhi i fortë i Erdogan ndaj terroristëve: “Do t’i shkojmë kësaj çështje deri në vdekje”

535
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, gjatë një fjalimi në kongresin e 6-të të zakonshëm të AK Partisë në qytetin Osmaniye, ka njoftuar se ka arritur në 1.951 numri i terroristëve të neutralizuar në kuadër të operacionit “Dega e Ullirit” në Afrin të Sirisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Presidenti turk tha se në Siri rreth 1 milion njerëz kanë rënë viktima të shtetit përpara syve të të gjithë botës, duke theksuar se “Ende ka të mjerë që flasin ‘të bisedojmë me Asadin, dhe këtë punë ta zgjidhim me atë’. Por çfarë do të rregulloni ju me një vrasës që ka masakruar 1 milion nga qytetarët e tij?”
“A keni vërejtur apo dëgjuar ndonjë vend që të reagojë seriozisht për brutalitetin që vazhdon prej ditësh në Gutën Lindore? Çfarë janë ato që po vriten në Gutën Lindore, ushtarë? Jemi dëshmitarë të kësaj vërtete, ashtu sikurse edhe një shekull më parë sërish forcat të caktuara po bëjnë përpjekje ta viktimizojnë rajonin tonë në grindjet e interesave të tyre. Imperialistët që kanë marrë erën e naftës, po bëjnë përpjekje ti përcaktojnë sërish me gjak dhe lot kufijtë e pozitës tonë gjeografike, por pengesa më e madhe përpara këtyre planeve të përgjakura ndodhet Turqia, ashtu si njëqind vite më parë”, ka theksuar Erdoğan.
Gjithashtu presidenti Erdoğan ka shtuar: “Një gjë dëshiroj ta shpreh të qartë dhe hapur. Sot nuk ka asnjë mundësi të zbatohet në rajonin tonë asnjë projekt që nuk merr parasysh pëlqimin, interesat, shqetësimin dhe kërkesat e Turqisë. Ne do ti shkojmë kësaj deri në vdekje, kjo nuk ka asnjë zgjidhje. Ne kurrsesi nuk kemi dhe nuk do të lejojmë kategorikisht hedhjen e ndonjë hapi që cenon sovranitetin e vendit tonë dhe që injoron sigurinë e qyqarëve tanë”.
Sigal