Mesazhi i Ban Ki Moon për Asamblenë e Mesdheut që mbahet në Tiranë

452
Sesioni i 10-te i Asamblesë Parlamentare të vendeve të Mesdheut, i mbledhur në Tiranë, po vijon të premten punimet ne ditën e dytë të tij. Ky sesion, ku marrin pjesë 250 delegatë, u përshëndet edhe nga Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Ban Ki Moon, përmes një video-mesazhi. Në mesazh, Sekretari Ban Ki Moon thekson se bashkëpunimi midis Asambleve Parlamentare të Mesdheut dhe Kombeve të Bashkuara nuk ka qenë kurrë më parë kaq i rëndësishëm, ndërsa inkurajoi vendet që të punojnë bashkërisht në luftën kundër terrorizmit dhe për zhvillimin e një plan-veprimi për parandalimin e dhunës ekstremiste.
Në përfundim të punimeve të Asamblesë Parlamentare të vendeve të Mesdheut, do të mbahet një konferencë për shtyp në mesditë në Hotel Sheraton.  Një ditë më parë, ky sesion i PAM-t u përshëndet nga kryeparlamentari Ilir Meta, i cili konfirmoi gatishmërinë e Kuvendit të Shqipërisë për një rol më aktiv në forcimin e Asamblesë Parlamentare të Mesdheu. Takimi i Tiranës, tha Meta, do të prodhojë rezultate konkrete në interes të bashkëpunimit mes të gjitha vendeve të këtij rajoni. Ndërsa kryeministri Edi Rama në fjalën e tij shprehu bindjen se vendet e Mesdheut duhet të bashkëpunojnë ngushtë në përballimin e sfidave të përbashkëta
Sigal