Mesazh i Papa Françeskut për sulmet e ISIS në Bruksel

417
Kreu i katolikëve në mbarë botën, Papa Françesku ka reaguar për sulmet e sotme terroriste në Belgjikë. Ai i dënon këto sulme dhe solidarizohet me familjet që humbën të dashurit e tyre në këto sulme.
“Pasi mësoi për atentatet e Brukselit, që kanë prekur shumë njerëz, Shenjtëria e Tij, Papa Françesku, ia beson mëshirës së Zotit personat, që kanë humbur jetën, dhe bashkohet në lutjen e në dhimbjen e të afërmve të tyre. Ai shpreh solidaritetin e tij më të thellë dhe i bekon familjet dhe të gjithë ata, që kontribuojnë në dhënien e ndihmës, duke i kërkuar Zotit t’u sjellë paqe e ngushëllim në këtë sprovë. Ati i Shenjtë dënon sërish dhunën e verbër, e cila shkakton kaq shumë vuajtje, si dhe i përgjërohet Hyjit për dhuratën e paqes. Gjithashtu, i lutet të dikojë bekime hyjnore për familjet e sprovuara dhe për belgët”, thuhet në mesazhin e Papa Françeskut.
Sigal