Mes dashurisë dhe kokainës, arrestohet shqiptari në Itali

583
Pas zënkave të vazhdueshme me të dashurën e tij për çështjen e kokainës, një 27-vjeçar shqiptar, banues në Bergamo të Italisë, gjeti një mënyrë tjetër për ta fshehur atë.

Vajza i ka kërkuar që të mos e mbante drogën në shtëpi dhe shqiptari e fshehu në një shkëmb në Dalmine. Por, u arrestua nga policët civilë në Treviglio.

Policisë i lindën dyshime pas manovrave të çuditshme të shqiptarit me një mjetin e tij “Audi A3”. Ata e kanë vënë nën vëzhgim teksa makina ndaloi në një fushë, ku shqiptari kishte fshehur kokainën.

Mediat italiane shkruajnë se policia ka gjetur 5 topa drogë në vendosur në çokollatë në formë veze, ndërsa nën gurë janë gjetur edhe 5 topa të tjerë.
Shqiptari nuk kishte të kaluar kriminale dhe për pasojë është vendosur nën arrest shtëpiak.
Sigal