Merr leje-qendrimi në Gjermani, 14-vjeçarja që qau para Merkel

81
Reem Sahwil, refugjatja 14-vjeçare nga Palestina që verën e kaluar shpërtheu në lot përpara Angela Merkel gjatë një takimi të kancelares me qytetarët, nga frika se mund të deportohej, do të mund të qëndrojë në Gjermani.
Lajmin e ka bërë të ditur gazeta gjermane Bild. “Vajza, student modele, ka fituar leje qëndrim deri më 17 tetor 2017,” shkruan tabloidi gjerman.
Reem do të qëndrojë në qytetin e Rostock, në veri të Gjermanisë sëbashku me familjen e saj. Deri më tani, familja palestineze po qëndronte në pozitën e azilkërkuesve.
Reem Sahwil shpërtheu në lot para kancelares Merkel, kur i bëri një pyetje rreth qëndrimin të saj në Gjermani, dhe kur kancelarja tha se nuk mund të qëndronin të gjithë në Gjermani dhe disa duhet të largoheshin .