Merr flakë shtëpia, 7 fëmijë të një familje humbin jetën

675
Policia në një rajon lindor të Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA) njoftoi se shtatë fëmijë kanë humbur jetën gjatë zjarrit që shpërtheu në një shtëpi teksa flinin.
Policia në Fujairah, theksoi se zjarri shpërtheu sot herët në mëngjes në fshatin Dhadna, rreth 115 kilometra në verilindje të Dubait.
Zjarrfikësit më vonë shuan zjarrin në të cilin si pasojë e asfiksimit për vdekje pësuan katër djem dhe tri vajza të moshës mes 5 dhe 13 vjeç.
Policia është duke hetuar shkakun e shpërthimit të zjarrit dhe apelon qytetarët që në shtëpitë e tyre të instalojnë detektorë tymi.
Sigal