Merr flakë avioni në SHBA, teksa ngrihej nga pista

414
Një avion i British Airways ka marrë flakë në aeroportin e Las Vegasit duke detyruar pasagjerët të evakuohen.
Avioni sapo ngrihej nga pista kur shpërtheu zjarri në motorrin e majtë.
Një tym i dendur përfshiu fillimisht kabinën e pilotëve dhe më pas u përhap edhe në ambientet brenda duke shkaktuar panik mes pasagjerëve.
Ekipet e zjarrfikësve ndërhynë menjëherë duke evakuar 172 pasagjerët dhe ekuipazhin që po udhëtonin drejt Londrës.
13 pasagjerë morën mjekim pasi u asfiksuan nga tymi i dendur, por askush nuk mori plagë serioze.
Sigal