Merkel viziton të martën Shtëpinë e Bardhë

505
Presidenti amerikan Donald Trump dhe kancelarja e Gjermanisë Angela Merkel do të takohen në Washington me 14 mars. Temat kryesore që pritet të diskutohen do të jenë e ardhmja e NATO-s dhe konfliti në Ukrainë. Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë tha se për këtë takim ka shumë entuziazëm në të dyja anët e oqeanit.

Gjatë fushatës presidenciale, zoti Trump e kritikoi kancelaren Merkel për “prishjen e Gjermanisë”, me politikat për pranimin e një numri të madh refugjatësh. Zonja Merkel e ka kritikuar presidentin Trump për ndalimin e përkohshëm të udhëtimeve, duke thënë se nuk ka asnjë justifikim për vendosjen e njerëzve nga një origjinë ose besim fetar i caktuar nën dyshim të përgjithshëm.
Sigal