Merkel: Turqisë nuk do të mund t’i hiqen vizat më 1 korrik

501
Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka thënë se plani i Bashkimit Evropian, për t’i ofruar Turqisë udhëtimin pa viza më 1 korrik, do të shtyhet, për shkak të shqetësimeve se Ankaraja nuk i ka përmbushur kushtet. Blloku ka kërkuar që Turqia të zbatojë një sërë reformash, përfshirë ndryshimin e ligjeve për terrorizëm, por Ankaraja, deri më tash, ka refuzuar t’i kryejë ato.
Merkel, pas një takimi me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan, në Stamboll, ka thënë se kërkesat për marrëveshjen nuk janë përmbushur ende. Merkel ka thënë se i ka shprehur Erdoganit “shqetësimin e saj të thellë” edhe për një ligj, i cili u heq imunitetin ligjvënësve turq. Kritikët thonë se me këtë ligj synohet të dëbohen ligjvënësit pro-kurdë nga Parlamenti. Marrëveshja për viza është pjesë e një pakti më të gjerë midis Turqisë dhe BE-së për zgjidhjen e krizës me migrantë në Evropë.
Sigal