Merkel: Të sigurohet kufiri i Shqipërisë dhe Maqedonisë

569
Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka bërë thirrje që të sigurohet kufiri i Shqipërisë dhe Maqedonisë me Greqinë për të parandaluar kalimin ilegal të refugjatëve. Deklarata e saj u bë gjatë konferencës së përbashkët me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki-Moon, ku në fokus të bisedimeve ishte menaxhimi i krizës së refugjatëve. Merkel u shpreh se, për të tejkaluar krizën është shumë e nevojshme që të ketë bashkëpunim midis Turqisë dhe vendeve evropiane.
“Kemi vërtet nevojë që të sigurojmë kufijtë e Shqipërisë dhe Maqedonisë me ata të Greqisë. Duhet gjithashtu që të mundësojmë strehim për të gjithë azilkërkuesit. Zgjidhja e krizës mund të vijë vetëm nëpërmjet bashkëpunimit me Turqinë. Kooperimi mund të rivendosë stabilitet në Greqi”, tha kancelaria gjermane. Merkel bëri thirrje që të ndalet kalimi ilegal i refugjatëve përgjatë rrugës së tyre ballkanike. Me mijëra refugjatë kanë mbetur të bllokuar prej javësh në kufirin e Greqisë me Maqedoninë, ndersa me 17 dhe 18 mars vazhdon Samiti BE-Turqi për cështjen e refugjatëve.
Sigal