Merkel takon kryeministrin grek ‘Athina duhet të zbatojë reformat’

456
Kancelarja gjermane Angela Merkel ka kërkuar nga Athina të zbatojë reformat. Pas takimit me kryeministrin grek Aleksis Tsipras, Merkel gjatë një konference të përbashkët për shtyp theksoi se qeveria e re greke duhet që të zhvillojë konsultime me institucionet ndërkombëtare.
Kancelarja Merkel nxiti qeverinë greke për të ndërmarrë reforma të shpejta si dhe u bëri thirrje që të ndërhyjë në administratën publike. Sipas saj Athina do të dalë e fortë nga kriza.
Nga ana tjetër kryeministri grek Tsipras tha se e ka kërkuar ndihmën e Gjermanisë për të stabilizuar Greqinë. Gjithashtu për demshperblimin e luftës, Tsipras tha se të dy vendet duhet të punojnë për këtë që të gjendet një zgjidhje, sepse kjo çështje është e dy shteteve.
Tsipras në fund e ka falenderuar kancelaren dhe theksoi se do të vazhdohet që të implementohen të gjitha impenjimet e tyre, ku theksoi se ende ka shumë gjëra për të diskutuar.
Sigal