Merkel: Situata në Alepo një “turp” për komunitetin ndërkombëtar

518
Sigal

Kancelarja gjermane, Angela Merkel gjatë një fjalimi para
partisë së saj konservatore kërkoi që grupet e mëdha ndërkombëtare të mos i
shpëtojnë taksimit në sajë të dispozitave avantazhuese për ta.

“Njerëzit
presin me arsye që ndërmarrjet e mëdha ndërkombëtare të paguajnë gjithashtu
taksa”, konfirmoi ajo para CDU-së mbledhur në kongres në Essen për të nisur
fushatën në kuadër të zgjedhjeve legjislative gjermane 2017.

Gjatë
fjalimit të saj, kancelarja gjermane Angela Merkel foli edhe për situatën në
Siri duke e cilësuar si turp paaftësinë e komunitetit ndërkombëtar për t’i
ardhur në ndihmë Alepos dhe vuri në dukje përgjgjësinë e regjimit sirian dhe të
mbështetësve të tij rus dhe iranian.

“Alepo,
është një turp që ne nuk kemi arritur të vendosim korridore humanitare, por ne
duhet të vazhdojmë të luftojmë” theksoi Merkel.

Merkel
njoftoi fillimin e betejës në zgjedhjet 2017.