Merkel: Refugjatët afganë pak shanse për azil

459
Kancelarja gjermane, Angela Merkel i deklaroi presidentit afgan, Ashraf Ghani se trupat gjermane do të mbeten të dislokuar në vendin e tij, por paralajmëroi se refugjatët afganë kanë pak shpresa për azil në ekonominë më të madhe evropiane.

“Ne nuk mund të japim shpresa të kota”, deklaroi Merkel në një konferencë të përbashkët shtypi në Berlin me Ghanin. Merkel po përpiqet të ashpërsojë legjislacionin gjerman përballë krizës së refugjatëve, për më tepër kur vetëm gjatë këtij viti vendi i saj do ta kalojë numrin prej një milion migrantësh.
Sigal