Merkel: Po dështoi Euro, dështon Europa”. Junker: Humbim ose fitojmë të gjithë

503
Pas kaosit vijnë apelet që kriza greke të zgjidhet pa dalë nga Eurozona.
Nga Berlini në Bruksel vijnë mesazhe të qarta në drejtim të Unionit të monedhës euro, edhe pse nuk mungojnë akuzat nga kreditorët në drejtim të qeverisë greke si përgjegjëse e kësaj situate të dëshpëruar.
“Nëse Euro dështon, Europa dështon” përcolli sot mesazhin kancelarja gjermane Angela Merkel që nënvizon gjetjen e një kompromisi mes qeverisë greke dhe partnerëve ndërkombëtarë.
“Propozimi mbetet ai i Eurozonës dhe 19 anëtarëve” thotë presidenti i komisionit Europian Jean Claude Juncker, duke hedhur poshtë idenë e kthimit të dhramisë në ekonominë greke
Junker: Eurozona nuk është një lojë pokeri
Presidenti i Komisionit Europian i është drejtuar qytarëve grekë njëkohësisht duke sulmuar sjelljen e qeverisë greke për situatën e krijuar : “Eurozona nuk është një lojë pokeri, këtu ose humbim ose fitojmë të gjithë”.
“Jam shumë i pikëlluar nga spektakli që ka dhuruar Europa të shtunën e kaluar,” është shprehur Juncker për referendumin që parlamenti grek vendosi si dhe për marrëveshjet që kërkonin të arriheshin midis Greqisë dhe kreditorëve. “Janë bërë lojra taktike, populiste si dhe egoizma”, u tha në konferencë për shtyp nga Presidenti i Komisionit Europian.
“Dua që Eurozona të mbetet me 19 anëtarë dhe të jetë e qartë që në Eurozonë nuk ekziston një lloj demokracie kundër 18 anëtarëve apo 18 kundër 1.
Merkel:Euro është më shumë se një monedhë
Ndërsa në Gjermani, Merkel u ka bërë thirrje të gjithë liderëve të partive për t’u përfshirë në situatën e krijuar. “Kancelarja vazhdon të jetën në dispozicion për bisedime me kryeministrin grek,” ka shpjeguar zëdhënësi Steffen Seiber duke shtuar se “Berlini do të respektojë rezultatin e referendumit të organizuar nga parlamenti athinas”. Vetë Merkel më pas nënvizoi se “euro është më shumë se një monedhë dhe se për mbrojtjen e saj duhet solidaritet dhe përgjegjësi. Europa duhet të jetë në gjendje të gjenjë një kompromis përballë çdo sfidë”
Sigal