Merkel nuk ndalet: Dua mandatin e katërt

436
Kancelarja gjermane, Angela Merkel nuk di të ndalet. Sipas revistës Spiegel, Merkel ka vendosur të kandidojë sërish në zgjedhjet parlamentare të vitit 2017 për të marrë një mandat të katërt.
Vendimi duket se është marrë gjatë një takimi me Sekretarin e Përgjithshëm të CDU, Peter Tauber.
Në takim është vendosur se kush do jetë përgjegjës për fushatën që nis pas një viti e gjysmë. Ndërkohë Merkel ka diskutuar para pak javësh edhe me shefin e CSU, Horst Seehofer.
Sipas Spiegel, ky i fundit shpreson se Unioni do kapë shumicën absolute në zgjedhje. Megjithatë Merkel është shprehur skeptike. Në fillim të vitit 2016, Merkel do bëjë të ditur publikisht vendimin e saj për rikandidimin.
Sigal