Merkel: Nuk e kemi në kontroll krizën, u kapëm në befasi

463
“Europa është prekur nga kriza e refugjatëve sepse nuk e kishte në kontroll situatën në masën e nevojshme”.
Kështu e ka shpjeguar kancelarja Angela Merkel kolapsin që ka përfshirë bashkimin europian si pasojë e fluskit të madh të klandestinëve gjatë një aktiviteti ekonomik mbajtur pranë qytetit të Frankfurtit
Të kapur të gjithë në befasi, ne po përballemi me sfidën e refugjatëve që vijnë në Europë. Siç po e shohim, jemi të pambrojtur sepse ende nuk e kemi nën kontoll situatën, nuk kemi rendin dhe kontrollin që do të donim të kishim.
Merkel shtoi se për të mbrojtur zonën Zhengen, forcimi i kufijve të jashtëm është i domosdoshëm.
Ndërkohë Gjermania ka kthyer mbrapsht një numër të caktuar emigrantësh çdo ditë që prej fillimit të muajit janar.
Sipas policisë austriake, shumë prej tyre nuk kanë dokumente të rregullta, të tjerë janë kthyer sepse nuk kanë dashur të aplikojnë për azil në gjermani, por në vende të tjera dhe kryesisht ato skandinave.
Shumica e të kthyerve në Austri nuk janë sirianë, të cilët zakonisht përfitojnë të drejtën e azilit, por nga Afganistani, Maroku, Algjeria Pakistani etj.
Autoritet austriake thonë së numri i të kthyerve nga 60 në ditë që ishte në dhjetor të 2015 ka shkuar në 200 në ditë gjatë këtij muaji.
Javën e kaluar, Suedia, një destinacion i preferuar për shumë prej emigrantëve, rivendosi kontrollin e kufijve me qëllim frenimin e fluskit të klandestineve, vendim ky që u mbështet mënjëherë nga fqinji i saj Danimarka. E gjithë situata ka vënë nën presion kancelaren Merkel dhe ka çuar në një lumë kritikash ndaj saj.
Gjermanët ndërkohë janë të zemëruar dhe të tronditur nga ngacmimet masive seksuale që ndodhën në Keln natën e Vitit të Ri. Kjo ka shkaktuar protesta në Berlin, Keln dhe qytetete të tjera të Gjermanisë.
E fundit u mbajt në Leipzig, organizuar nga lëvizja kundër islamizimit Pegida, ku 2 mijë persona kërkuan largimin e Merkel duke protestuar në rrugët e qytetit.
Sigal