Merkel: “Nëse Evropa dështon me refugjatët, nuk do të jetë më Evropa të cilën dëshirojmë”

401
Kancelarja gjermane, Angela Merkel thotë se, “Evropa, si e tër duhet të lëvizë” për të gjetur zgjidhje për refugjatët dhe emigrantët që mbërrijnë në BE.
“Nëse Evropa dështon në çështjen e refugjatëve, atëherë nuk do të jetë më Evropa të cilën dëshirojmë”, shprehet Merkel.
Kancelarja ka folur pas lajmit se autoritetet austriake arrestuan pesë të dyshuar si trafikantë që fusin emigrant në lindje të vendit.
Policia austriake ka bërë të ditur se 200 emigrantë janë kapur gjatë operacionit të mbrëmshëm. Të enjten e kaluar, 71 emigrantë të vdekur u gjetën një kamion afër kufirit me Hungarinë.
Merkel tha se vendet Evropiane duhet ta ndajnë barrën e emigrantëve. Pavarësisht sfidave me të cilat po përballet vendi i saj, Merkel u shpreh se, “Gjermania është një vend i fortë dhe do ta menaxhojë situatën”.  
Sigal