Merkel në konferencë me Rencin: Do punojmë për të shmangur daljen e Britanisë nga BE

526
Po punojmë për të shmangur daljen e Britanisë së Madhe nga instancat e Bashkimit Europian. Kështu deklaroi kancelarja gjermane, Angela Merkel.
Në një konferencë të përbashkët në Berlin me kryeministrin Mateo Renci, Merkel pohoi se Italia dhe Gjermania janë të bashkuara nga një frymë europiane.
“Të dy vendet tona janë të bashkuar dhe duam një Evrope të fortë, të aftë për t’iu përgjigjur krizës ekonomike dhe emigracionit”, theksoi Merkel.
Sigal