Merkel në DW: Nuk duam në Gjermani konflikte nga Turqia

553
Lidhur me marrëdhëniet me Turqinë, në intervistë me Deutsche Wellen, kancelarja gjermane, Angela Merkel shprehet:

“Ajo që na shqetëson është që grupe të ndryshme nga Turqia pjesërisht e spiunojnë njëra-tjetrën ose e përgjojnë. Këtë ne nuk e duam. Ne nuk duam të marrim në Gjermani konflikte nga Turqia. Ne do t’i kushtojmë vëmendje faktit që të gjitha grupet këtu të jetojnë në paqe dhe të pashqetësuar.”


Ines Pohl: “Si doni të pengoni konkretisht që të mos ndodhë pikërisht kjo?
Angela Merkel: “Duke u marrë me çdo rast. Duke i inkurajuar njerëzit që ndihen të përgjuar që patjetër të na njoftojnë dhe që pastaj të veprojmë me vendosmëri kundër burimeve përkatëse ose kundër atyre që i bëjnë këto.”
Sigal