Merkel mbetet politikania më e dashur për gjermanët

86

Kancelarja gjermane, Angela Merkel mbetet në krye të listës së politikanëve më të dashur nga gjermanët me 59 pikë, me gjithë rrezikun e recesionit ekonomik, krizën e klimës dhe rezultatet jo të mira në zgjedhjet e landeve.

Ndërkohë, e preferuara e saj, Annegret Kramp-Karrenbauer ka shënuar rënie në vendin e 33-të, sipas sondazhit të Rtl-N-TV.

“Besimi i qytetarëve gjermanë ndaj Angela Merkel mbetet i paprekur”, theksoi presidenti i sondazhit të opinionit publik ”Forsa”, Manfred Guellner.