Merkel: Marrëdhëniet Turqi-Gjermani janë goditur rëndë, referendumi nuk u mbajt në kushte të drejta

481
Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka thënë se marrëdhëniet mes Turqisë dhe Gjermanisë janë goditur rëndë, ndërsa krisje kanë pësuar edhe marrëdhëniet Turqi-BE.
Gjatë fjalës së saj në parlamentin gjerman, Merkel tha se marrëdhëniet janë goditur për shkak të veprimeve të qeverisë së së presidentit turk, Recep Tayyip Erdoan.
“Zhvillimet gjatë javëve të kaluara kanë goditur rëndë lidhjet Gjermani-Turqi, ashtu si edhe ato BE-Turqi”, tha Merkel para Parlamentit gjerman. Merkel shprehu shqetësimin se referendumi i 16 prillit në Turqi, për rritjen e pushtetit të Erdoganit, nuk është mbajtur në kushte të drejta. Por, ajo shtoi se nuk është as në interesin e Evropës, as të Turqisë që të largohen nga njëra-tjetra.

“Do të punojmë drejt rikthimit të dialogut”, tha Merkel. Ajo përmendi edhe arrestimin në Ankara të korrespondentit të një gazete gjermane, Deniz Yucel, dhe tha se një veprim i tillë “nuk është në pajtim me një shtet kushtetues”. Marrëdhëniet Gjermani-Turqi janë përkeqësuar pas përpjekjes për grushtit te shtetit në Turqi, korrikun e kaluar, dhe goditjes së mëvonshme të autoriteteve turke mbi komplotistët e supozuar.
Sigal