Merkel: Irani dhe Rusia do përgjigjen për krimet në Aleppo

509
Sigal

Kancelarja e shtetit që ka strehuar numrin më të madh të
refugjatëve sirianë, ka reaguar ashpër për atë që Irani dhe Rusia ushtrojnë mbi
civilët e Aleppos lindore. Angela Merkel ka bërë përgjegjëse Iranin dhe Rusinë
për vrasjen e civilëve dhe këto krime duhet të ndëshkohen, shkruan Die Zeit.

“Ky
diskutim rreth ngjarjeve të fundit në Aleppo është mjaft trishtuese. Është për
t’u turpëruar që në shekullin e 21 ndodhin ngjarje të tilla, që të thyejnë
zemrën. Fatkeqësi që s’mund ti zgjidhim veprimet politikisht, siç do vepronim
ne me gjithë dëshirë,” tha ajo



Ajo shtoi se do përdorë gjithë kanalet diplomatike për t’u ardhur në ndihmë
civilëve.