Merkel, Holonde e Putin takohen për sulmet ajrore në Siri

472
Edhe pse çështja kryesore e takimit ishte situata në Ukrainë, sulmet ajrore ruse në Siri kanë dominuar bisedimet mes kancelares gjermane Angela Merkel, presidentit francez Fransua Holonde, atij rus Vladimir Putin dhe presidentit të Ukrainës Petro Poroshenko.
Presidenti Holonde i ka paraqitur homologut të tij rus tre kushte në tavolinë, që janë:
-Sulmet ruse në Siri duhet të godasin vetëm objektivat e shtetit islamik apo të Al Kaedës
-Të garantojë sigurinë e civilëve
-Të vendosë në Siri nëj tranzicion politik pa prezencën e presidentit të vendit Bashar al Asad.

Por siç edhe mendohej, Putin nuk ka rënë dakord për këtë marrëveshje, pasi sipas sij Siria nuk muk mund të ketë një tranzicion politik pa aleatin e tij Asad.
“Rusia është e përfshirë në Siri, por ajo ka qenë gjithmonë e përfshirë dhe ka mbështetur që prej fillimit regjimin e Bashar al-Assad duke e pajisur atë edhe me armë. Sa për sulmet, i thashë zotit Putin se në mesin e objektivave që kemi identifikuar, ishte vetëm një në Raka dhe të tjerët ishin në zonat e kontrolluara nga opozita” u shpreh Holonde.
Deklarata e Holonde ka marrë edhe mbështetjen e Merkel e cila u shpreh:
“Ne e kemi thënë shumë qartë se armiku të cilin kemi nevojë ta luftojmë është shteti islamik dhe gjithashtu kemi thënë se kemi nevojë për zgjidhje politike në Siri. Opozita siriane ka mbështetjen tonë. Lideret gjithashtu ranë dakord që procesi i paqes i nënshkruar në Minsk të Bjellorusisë do të zgjatet edhe vitin e ardhshëm në mënyrë që të plotësohen kushtet e sigurisë për të mbajtur zgjedhjet në Ukrainë. Holondë u shpreh i sigurtë që zgjedhjet do të marrin shumë kohë për tu organizuar, duke shtuar se kësaj radhe do të votojë edhe lindja e vendit, zonë e kontrolluar nga rebelet.
Sigal