Merkel: Helmut Schmidt ishte institucion politik

493
Ish kancelari gjerman Helmut Schmidt ka qenë “institucion politik” në vendin e tij, ka deklaruar kancelarja Angela Merkel “Helmut Schmidt është një institucion politik i Republikës Federale të Gjermanisë. Ka qenë shembull edhe për mua, njëri nga ata këshillat e të cilit kanë qenë të një rëndësie të veçantë”, ka thënë Merkel. Kancelarja gjermane vuri në dukje, “modestinë dhe natyralitetin e Schmittin”, si dhe një ndjenjë të madhe “të detyrës dhe përgjegjësisë”. Schmidt ka vdekur në moshën 97 vjeçare në shtëpinë e tij në Hamburg. Ka qenë në krye të qeverisë gjermane prej vitit 1974 deri në vitin 1982.
Sigal