Merkel: Greqia të mbaj premtimet për reforma

417
Kancelarja gjermane Angela Merkel po i bën trysni Greqisë të mbaj premtimet për reforma, duke theksuar para një takimi të ministrave të financave të Eurozonës se ajo kërkon që vendi të vazhdojë të mbetet në bllokun e monedhës së përbashkët.
Zonja Merkel tha gjatë një fjalimi në parlamentin gjerman se qeveria greke në shkurt u angazhua për reforma strukturore gjithpërfshirëse “, duke shtuar se ato tani duhet të zbatohen me vendosmëri.
Merkel theksoi se përpjekjet e Gjermanisë kërkojnë që Greqia të mbetet në eurozonë. Greqia duhet të paguajë këstet e huave tek kreditorët e saj para 30 qershor, kur përfundon programi i saj i shpëtimit.
Sigal