Merkel: Do i kthejmë 100.000 azilkërkuesit shqiptarë

406
Ky është titulli i televizionit më të madh verior në Gjermani, NDR, kur citon kancelaren gjermane , Angela Merkel. Ajo edhe njëherë mbrojti politikën e saj “Do ia dalim”, kundrejt refugjatëve, por kësaj here ka thënë se azilkërkuesit e Ballkanit perëndimor duhet të kthehen më shpejtë në vendlindje. “Duhet të kuptojmë edhe shqetësimet e popullit. Ne kemi një problem të madh me ata që keqpërdorin azilin. Ndaj duhet të përshpejtojmë procedurat, për të qenë më eficientë,” tha Merkel ,njofton NDR. Kjo nënkupton se rreth 100.000 azilantët nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia do kthehen me procedurë të shpejtë dhe nuk kanë gjasa për të mbetur në Gjermani.
Sigal